Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën që lidh Elbasanin me Tunelin e Krrabës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë rreth 10 automjete.
Makinat janë përplasur njëra pas tjetrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Tre prej mjeteve, që kanë përfunduar mbi njëra-tjetrën, janë dëmtuar më shumë.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar ndjeshëm dhe trafiku është bllokuar për shkak të fluksit të mjeteve në orët e mbrëmjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e lëvizjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Zoom.al

