zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina futet poshtë autobusit me targa greke! Një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një makinë është përplasur me një autobus me targa greke.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.