zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori doli nga rruga dhe u përmbys, humb jetën 71-vjeçari (Emri)

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori doli nga rruga dhe u përmbys, humb jetën 71-vjeçari (Emri)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pas përmbysjes së një mjeti bujqësor.

Viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, i cili dyshohet se po shkonte drejt tokave të tij me zetor në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, në mjetin bujqësor ndodheshin dy persona. Për pasojë, 71-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.