zoom

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Klos-Burrel, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Klos-Burrel, ka të plagosur

Një aksident rrugor ndodhi këtë të enjten në aksin Klos–Burrel.

Policia njoftoi se në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor, me drejtues shtetasit G.N., S.S. dhe Xh.T..

Nga goditja kanë mbetur të plagosur G.N. dhe Xh.T., të cilët u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura