zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Bulqizë-Peshkopi. 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident i rëndë në rrugën Bulqizë-Peshkopi. 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi.

Katër automjete, të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur duke përfunduar në kanal.

Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar, ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti./ Zoom.al

Postime të lidhura