zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Manëz të Durrësit, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë katër të plagosur është regjistruar pak çaste më parë në rrugën Manëz-Gjiri i Lalëzit.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Katër personat që udhëtonin kanë mbetur të lënduar.

Ata janë ndihmuar nga kalimtaret e rastit, ndërkohë Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./ Zoom.al