zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Kuçovë/ I riu humb kontrollin e motorit, vdes pasagjerja 46-vjeçare

Një aksident fatal është shënuar në fshatin Goraj të Kuçovës pasditen e sotme, ku një 46-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, ku shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në motomjet, shtetasja M.P., 46 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.