zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm për Hysajn dhe familjen, “Ferrari” merr flakë në lëvizje: Për fat shpëtuam!

Aksident i frikshëm për Hysajn dhe familjen, “Ferrari” merr flakë në lëvizje: Për fat shpëtuam!

Panik për Elseid Hysajn dhe familjen e tij, teksa vetura luksoze “Ferrari” e mbrojtësit shkodran mori flakë papritur.

Lojtari i kombëtares dhe vjehrri i tij ishin brenda në makinë gjatë momentit që Ferrari mori flakë, ndërsa bashkëshortja ishte jashtë.

Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike. Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht.

Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messagero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura