Aplikacion
Tapeti i ri pritet të jetë gati në mesin e shtatorit duke zhvendosur dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022.
Fillimisht Shqipëria udhëton më 2 shtator në Varshavë për t’u përballur me Poloninë dhe më pas kthehet më 5 shtator për të sfiduar Hungarinë e më 8 shtator San Marinon.
NJOFTIMI NGA FSHF
? Botërori 2022 / Të rejat mbi stadiumin & biletat për sfidat ndaj ?? Hungarisë e ?? San Marinos
Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2️⃣ shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”
✅ Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator
? Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë.
ℹ️ Për detaje në lidhje me biletat do ju njoftojmë përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale. Na ndiqni❗️
#fshf
Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët! Në fillim Putin, tani Xi, më pas Trump?