zoom

Slider

Zhvishet fusha e stadiumit/ Zbuloni arsyet

Aktualisht, fusha e “Air Albania Stadium” po zhvishet nga bari i gjelbërt, duke i lënë vend një pamjeje të shkretë.

Arsyeja konsiston në ndërrimin e tapetit, pasi ai që ishte kishte pësuar dëmtime.

Shkak është bërë njëra pjesë, e cila mësohet se ka qenë vazhdimisht problematike, duke qenë se rrezet e diellit nuk depërtojnë në të dhe është tepër e vështirë të thahet.

FSHF ka blerë edhe infrastrukturën me ndriçim artificial për pjesën e fushës që nuk e kap dielli kurrë. Ankesa të shumta për fushën patën shprehur edhe nënkampionet e Evropës, Anglia.

I vendosur në kryeqytetin e Tiranës, Arena Kombëtare është ndërtuar në tokën e ish-Stadiumit Qemal Stafa. Ai ka një kapacitet prej 22.500 vendesh, që e bën stadiumin më të madh në Shqipëri.