Aplikacion
Ky është edhe raporti më i fundit i publikuar të premten mbrëma nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të së premtes, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë në ujërat e lumit Moika.
🚨#UPDATE: 112 has published a video from cameras from inside of the bus that fell off a bridge and plunged into a river in St. Petersburg, Russia. The driver is seen trying to steer, but cannot control the car. The recording gets interrupted when the car falls into the river.… pic.twitter.com/s26nYz4zhE
— R A W S G L 🌎 B A L (@RawsGlobal) May 10, 2024
Numri i mëparshëm i autoriteteve ruse fliste për tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur, nga të cilët katër u shtruan në spital në gjendje kritike.
Shoferi 44-vjeçar i autobusit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Sipas raporteve ruse, ai pretendoi se humbi kontrollin e automjetit për shkak të një dështimi të sistemit të frenimit.
Në një video të publikuar nga 112, kamera brenda autobusit tregon përpjekjen e shoferit për të rimarrë kontrollin e mjetit përpara se të binte nga ura, por pa sukses. /ZOOM.AL/