Aplikacion
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar zyrtarisht se ka hapur hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një projekt i shumëdebatuar.
Në një përgjigje për mediat, SPAK njoftoi se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake.”

Hetimet vijnë vetëm dy muaj pas fluturimit të parë certifikues në aeroportin e ri.
Projekti i Aeroportit të Vlorës është zhvilluar nga kompania “Mabco Constructions”, në pronësi të biznesmenit të njohur Behgjet Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve. Pjesa tjetër prej 2% i përket kompanisë shqiptare “2A Group SH.P.K.”.
Deri tani, SPAK nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e dyshimeve apo emrat konkretë që mund të jenë nën hetim. Megjithatë, nisja e procedimit penal tërheq vëmendje, veçanërisht pas vendimit që kompania Munich Airport International (MAI), degë e Aeroportit të Mynihut mori për tërheqjen nga angazhimi i saj në ndërtimin e aeroportit në zonën e mbrojtur të Vjosa-Nartës.
Vendimi është marrë pas presionit të organizatave ndërkombëtare mjedisore, Parlamentit Evropian dhe qytetarëve të Mynihut, që përmes një peticioni arritën të detyrojnë autoritetet gjermane të distancohen nga një projekt i cilësuar si i papranueshëm dhe shkatërrues për natyrën. Kjo sepse qeveria shqiptare po ndërton një aeroport në zonën e mbrojtur Vjosë – Nartë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari