Aplikacion
Këngëtari Robert Berisha ka komentuar sërish raportin e tij me Tuna, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë mundësi për përmirësim të marrëdhënies mes tyre.
Ai u shpreh se qëndrimi i tij ka qenë i njëjtë edhe në kohën kur Tuna ishte në një lidhje me vëllanë e tij, duke theksuar se nuk ka dashur të krijojë raport me të për shkak të sjelljeve që, sipas tij, nuk kanë qenë të përshtatshme, veçanërisht ndaj nënës së tij të ndjerë.
“Unë edhe kur kanë qenë bashkë ata e kam vendosur atë punë. Nuk kam dashur marrëdhënie fare, e ka stilin e jetës të vet edhe sjelljet e saj do të thotë, të vazhdon kudo por jo me nënën time, me nënën që e kam pasur me kancer edhe sjelljet e saj nuk kanë qenë të mira, e kam treguar në disa intervista”, u shpreh ai në Andale.
Megjithatë, Berisha theksoi se nuk mban qëndrim negativ ndaj saj dhe i uron më të mirat në jetë:
“Ka qenë bashkë me vëllanë, tani që nuk janë bashkë vetëm i dëshiroj suksese jetë të gjatë suksese asaj dhe fëmijëve të saj, nuk kisha dashur kurrë të dëgjoj diçka të keqe për të, por unë kam dhënë shenjë në anë të majtë ti jepi në të majtë. Nuk ka ndikuar në marrëdhënien me vëllanë”.
Ai shtoi gjithashtu se raporti me vëllanë e tij, Patris Berisha, mbetet shumë i mirë, pavarësisht ndarjes së këtij të fundit nga Tuna, me të cilën kanë dy fëmijë.