zoom

Lajme

Robert Berisha pranon se ka bërë botoks: Mashkulli duhet ta mbajë veten, t’i vijë era e mirë

Këngëtari Robert Berisha ka pranuar për herë të parë se ka bërë ndërhyrje estetike.

Gjatë një interviste në “T7″, Roberti deklaroi se ndërhyrjet i ka bërë si kujdesje për veten, duke qenë se është në kontakt të vazhdueshëm me kameran dhe kërkon të duket mirë në publik.

Ai zbuloi se dhëmbët janë ndërhyrja e parë që ka bërë.

Po ashtu, Roberti shtoi se me kalimin e viteve ka aplikuar edhe botox në fytyrë, për të mbuluar plakjen.

“Mashkulli një botoks duhet ta bëjë, edhe një pastrim fytyre pse jo, për të mbajtur vetën, ti vijë pak erë e mirë të merret edhe me palester.

Plakja është luks, kush arrin të plaket do të thotë që ke arrit të jetosh, nuk është turp as të thinjesh dhe as të plakesh”, tha Robert Berisha.