zoom

Lajme

“A jeni akullore?”, Vangjush Dako del nga SPAK por nuk i përgiigjet gazetarëve

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, pas seancës së sotme në GJKKO, ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Pyetjes së gazetarëve se a ka shpërdoruar detyrën, Dako iu përgjigj se nuk kishte koment.

“Z.Dako cila ishte përgjigja e ekspertëve para gjykatës në lidhje me projektin pro penal, a keni koment?“, ishte pyetja e gazetares Anila Hoxha, e cila nuk mori përgjigje.

Gjithashtu edhe pyetja e gazetarëve “A jeni akullore?”, nuk mori përgjigje.

Dako u largua nga GJKKO i shoqëruar nga forcat e policisë pasi ndodhet në masën e arrestit shtëpiak.

Seanca e radhës për shpallje vendimi nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo është caktuar më 17 prill.