zoom

Ekonomi

A është ky buxheti më i madh? Tabaku: Faktet flasin ndryshe!

A është ky buxheti më i madh? Tabaku: Faktet flasin ndryshe!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku analizoi projektbuxhetin e vitit 2024 dhe propagandën e qeverisë, që deklaron se ky është fondi më i madh i vënë në dispozicion.

Sipas Tabakut, fondi prej 735 miliardë lekësh është arritur falë taksimit të qytetarëve dhe rritjes së çmimeve.

Deputetja e PD shton se fondi i rritur në fakt nuk shkon për qytetarët, por për projektet me PPP.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet?

Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 mld Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme. Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqënies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit?

Në mënyrë absolute jo! Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qënë 25%, rritja e pagës reale ka qënë 16%. Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qënë 25%, rritja e pagës mesatare ka qënë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve.

Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqënies së shoqërisë!