Aplikacion
Një pyetje që të gjithë përdoruesit e celularëve ia bëjnë vetes më shpesh është: A e dëmton karikimi i zgjatur (ose brenda natës) baterinë e celularit?
Në fakt, karikimi i telefonit gjatë natës nuk është vetëm i panevojshëm, por gjithashtu përshpejton plakjen e baterisë. Ciklet e plota të karikimit (nga 0%–100%) duhet të shmangen për të maksimizuar jetëgjatësinë e baterisë.
“Karikimi i baterisë deri në 100% shumë shpesh mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e përgjithshme të baterisë”, thonë përfaqësues të Samsung.
E njëjta gjë vlen edhe për përdoruesit e IPhone.
Në vend të një karikimi të plotë, rekomandohet të karikoni baterinë e celularit deri në 80% dhe të mos lejoni që ajo të bjerë nën 20%.
Dalin PAMJET/ Momenti kur betonierja “fluturon” mbi nënkalim