zoom

Politikë

A do t’i bashkojë votat me Ramën për Reformën Zgjedhore? Ja si përgjigjet Basha…

Kreu i PD-së është pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për shtyp nëse do të bashkojnë votat me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore.

Basha në përgjigjen e tij tha se PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik.

Basha tha se duan lista të hapura, votim e numërim elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë elektorale.

“Përgjigja është shumë e thjeshtë PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është’ listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës.

Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie. Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me ‘e lagu se lagu bishtin dhia’. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet”, tha Basha. /ZOOM.AL/