zoom

Aktualitet

A do të vazhdojë Veliaj si kryebashkiak i Tiranës? Përgjigjet Rama

A do të vazhdojë Veliaj si kryebashkiak i Tiranës? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të shohë një sërë opinionesh se si duhet trajtuar çështja e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kryetari i saj, Erion Veliaj, ndodhet në qeli.  

I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo mbetet për t’u parë në vijim. Ai tha se ka kërkuar disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar rasti i bashkisë, pra nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, apo nëse do pritet derisa gjykata të dalë me një vendim për Veliajn.

Blendi Fevziu: A do vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Edi Rama: Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim. Nuk e di.  

Blendi Fevziu: Pra do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo do pritet derisa gjykata të marrë vendim?

Edi Rama: Nuk e di, kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh. Jo një, por disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo.

Kujtojmë se SPAK ka marrë të pandehur kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Veliaj është i akuzuar për “korrupsion pasiv” në të paktën nëntë raste dhe së fundmi iu shtua dhe akuza për fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.

Në të njëjtën dosje penale, SPAK po heton edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 4 biznesmenë të tjerë.

Që nga momenti i arrestimit të tij, Rama ka komanduar në krye të bashkisë Anuela Ristanin.

Postime të lidhura