zoom

Të gjitha

Banorët dyshojnë se Egzona ndau Beatriks-Donald

Hyrja e saj në Big Brodher Vip u duk sikur donte të ndante çiftin Donald-Beatrix. Egzona vajza nga Kosova është shprehur se marrëdhia me Donaldin ishte vetëm miqësore dhe nuk mund të shkonte përtej.

Në post Big Brodher ajo është ngacmuar nga konkurentët e tjerë të cilët e kanë akuzuar atë se hyrja në shtëpi ishte e paramenduar dhe me direktiva të qarta.

Për raportin me Beatrix, ajo tha se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.

Egzona: Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me i nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën. Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë.

Arbana: Po thua që Trixa është një vajzë që i ndan çiftet?

Egzona: Jo. Se u diskutua më herët që kur ka ardhur Trixa, Trixa është shoqëruar shumë me Semin edhe Donaldin. Dhe në një farë forme është parë si pëlqim mes tyre. Unë pavarësisht se kam ndenjur me Donaldin dhe Trixën nuk kanë qenë qëllimet e mia që as t’i jap Donaldit sinjale nga jashtë dhe as që ta ndaj Trixën nga Donaldi.

Kujtojmë se misioni i ndërmarrë brenda shtëpisë nga Beatrix me udhërt të Vëllait të Madh e vuri në pozitë Egzonën saqë më vonë u kuptua se me ikjen e këngëtares Egzona do ta ketë më të lehtë të merrte Donaldin . Por edhe ajo nuk ia doli ./L.K