zoom

Të gjitha

“Nuk kam nevojë për ftesa bamirësie”, Ilir Shaqiri ka dy fjalë për rivalin e tij

100 mijë eurot e fituara nga Ilir Shaqiri duket se kanë ndezur dëshirën për bamirësi dhe bashkëpunim nga rivali i tij Donald Veshaj.

Në episodin e rradhës të post Big Brodher të transmetuar mbremjen e djeshme në Top Channel balerini i është përgjigjur ftesës së Donaldit .

“Unë e kam ndezur telefonin 1 ditë e gjysmë pas mbarimit dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu. Ne të dy morëm surpriza të jashtëzakonshme për sa i përket karrierës dhe vlerësimit që Top Channel na bëri, që s’na e kishte për borxh. Në Grande Fratello merr çmimin dhe kaq. Donaldi në skenë më tha e ndjeja që do ishe fituesi dhe e meriton. Mendova se e kishte me të vërtetë. Dua t’i them diçka Donaldit dhe për propozimet që më ka bërë për bamirësi, ka njerëz që duan të ndërtojnë shtëpi, ka të tjerë që duan t’i mbushin njerëzve stomakun me bukë, por ka edhe artistë që njerëzve duan t’i japin bukë në shpirt, në zemër. Kjo është bamirësia që unë dua të bëj për talentet e reja kështu që nuk kam nevojë për ftesa bamirësie duke qenë se i kam programuar që para se të hyja në Big Brother”, tha Iliri.

Gjatë emisionit, Ilir Shaqiri u shpreh se pas mbarimit të “BBV” ka parë një Donald tjetër, pasi nuk e priste që ai t’i qëndronte ftohtë.

Donald Veshaj u rendit i dyti në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”. Ai falenderoi njerëzit që e përkrahën dhe njoftoi se ka në plan të ndërmarrë një nismë për të ndihmuar familjet në nevojë, si një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që e votuan.

Më herët Ilir Shaqiri është shprehur se Donaldin e shikonte gjithmonë si rivalin e tij që në të gjtiha rastet e qëndrimit në shtëpi i rrëmbyer nga emocionet dëshironte me patjetër të rrembente çmimin e madh duke e ngritur personalitetin e tij në pediestal që sipas balerinit kjo mund të ketë qenë edhe një ndër arsyet që e ka penalizuar./L.K