zoom

Politikë

Mbërrin në selinë blu zyrtari i lartë amerikan, takim me Bashën

Pas zhvillimeve të ndodhura së fundmi në Partinë Demokratike, Basha do të zhvillojë një takim me zëvendësambasadorin amerikan Demian Smith.

Zyrtari ka hyrë nga dera e pasme e selisë blu.

Deri më tani është konfirmuar se Smith do të ketë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe pritet ndër të tjera të diskutohen zhvillimet e fundit në partinë më të madhe opozitare.

Nga ana tjetër kujtojmë se sot grupi i rithemelimit të PD-së dhe FRPD-ja u përballën me dyert e mbyllura të godinës së PD-së dhe nuk mundën të zhvillojnë dot mbledhjet e organizuara, ku do të flitej dhe për protestën e 8 janarit.