zoom

Lajme

Tedi Blushi: Burri i një ministreje është marrë peng

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bëri një deklaratë të fortë për burrin e një ministreje, që është marrë peng.

Në studion e “Open”, ai nuk zbuloi emrin e ministres për cilën bëhet fjalë, por shtoi se këtë rast e di gjithë Shqipëria dhe tregon inkriminimin e qeverisë.

Më pas, Blushi u ndal edhe te plagosja për të cilën akuzohet burri i Delina Ibrahimajt, duke kërkuar prej ministres dorëheqjen.

“Një ministreje i është marrë burri peng. E di gjithë Shqipëria. Tregon inkrimimin e rëndë të këtij shteti nga kjo qeveri që krimin e ka ngritur në sistem. Gjithë strukturën shtetërore e ka ngritur jo vetëm për të konsumuar krimin por edhe për të fshehur krimin siç ishte ky rasti. SPAK-u në vend të japë drejtësi, bëhet palë për të mbuluar ngjarjen. Në çdo vend normal ministrja duhet të jepte dorëheqjen. Në Danimarkë japin dorëheqjen për plagosjen e një dhelpre. Burri i ministres plagos qytetarin dhe ajo vazhdon detyrën”, tha Tedi Blushi.