Aplikacion
Shumica prej këtyre letrave tregojnë dramën e përjetuar nga princesha, përfshirë këtu divorcin e saj, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball. Këto shkrime të saj nxjerrin po ashtu në prah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, qesharak e argëtues.
“Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, tha në një deklaratë, familja Bramble.
Mediat e huaja raportojnë se në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja” – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse u shit për rreth 12,000 dollarë.
Fotot e Dianës dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t së bashku me një kartolinë Krishtlindjesh u përfshinë po ashtu në koleksion.
“SHBA-BE kanë sjellë informacion për Metën, vjeshtë e nxehtë” – Çfarë po paralajmëron Vangjeli?