zoom

Aktualitet

Vdiq në aksident, reagon Manja për punonjësin e Forcave Operacionale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar ditën e sotme për vdekjen e Luan Cenollarit, i cili humbi jetën në një aksident tregjik në kryeqytet.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Manja shkruan se është pranë të afërmve, familjes dhe kolegëve për të ndarë dhimbjen.

Cenollari ka lënë pas dy fëmijë djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç, si dhe bashkëshorten, teksa ka punuar 16 vite si punonjës i Forcave Operacionale.

Postim i plotë:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Luan Cenollarit, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve, në një aksident automobilistik.

Prej së paku 16 vitesh në detyrë, Luani, 57 vjeç, la pas dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç, si dhe bashkëshorten.
Jam përkrah tyre në këtë dhimbje dhe do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar sadopak!

Jam përkrah edhe kolegëve të tij! E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cenollari!