Aplikacion
Zoom.al mëson se drejtuesi i automjetit “Citroen”, Emirjan Doko ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është futur në kryqëzim me semafor të kuq.
Në momentin e kontrollit të mjetit nga policia, Dokos i është gjetur edhe një armë zjarri tip pushkë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, Luan Cenollari dhe pasagjeri tjetër Ali Bejo, 69 vjeç.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken automjetet e shkatërruara nga përplasja e fortë.