Aplikacion
Kanë qenë dy shokët e autorit ata që përmes deklarimeve të tyre kanë ndihmuar policinë për të bërë identifikimin e tij gjatë orëve të ndjekjes ditën e djeshme në Lezhë.
Ata kanë deklaruar se në momentin kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri janë shtrirë direkt në tokë, pasi kanë menduar se policia ka qëlluar me armë për të neutralizuar Aldi Ramën, i cili nuk ka pranuar të dalë nga makina për t’iu nënshtruar kontrollit.
I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një cigare hashash.
Në dy raste Rama ka qëlluar në drejtim të policisë. Në rrethana të tilla policia është tërhequr disa herë për të ruajtur sigurinë. Më pas në zonë dyshohet se janë dëgjuar disa shpërthime dhe këto mendohet të kenë qenë manovra të bluve për të trembur autorin dhe për ta shtyrë atë të lëvizë nga vendi ku ishte fshehur.
Ndërsa dy efektivët që kanë qenë bashkë me Saimir Hoxhën në operacionin për kultivimin e lëndëve narkotike kanë deklaruar se kishin shkuar në atë zonë pas informacioneve që kishin marrë.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike