Aplikacion
Mësohet se Aldi Rama ishte tip agresiv dhe në vitin 2018 kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, madje e kishte detyruar që të konsumonte hashash. Lidhur me këtë ngjarje ka edhe një dosje në Gjykatën e Lezhës.
Në vendimin e Gjykatës së Lezhës thuhet më tej se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij, ku pas një takimi që kishin lënë i kishte marrë dhe 50 euro. Ai jo vetëm që nuk i ktheu telefonin, por edhe i mori paratë asaj dhe madje e dhunoi.
Në një episod tjetër thuhet se Aldi Rama e mori me forcë në një taksi të dashurën e tij, ku së bashku me dy shokë shkuan në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të shokëve të tij. Më pas ai e ka qëlluar me grushte e shuplaka, derisa shokët e tij ndërhynë për t’i ndarë.
“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”, thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike