Aplikacion
Disa fotografi të postuara në rrjetet sociale nga vetë BKT dëshmojnë qartë pozicionimi politik të saj. Në këto foto, që Zoom.al po i publikon më poshtë, shihen eksponentët kryesorë të mazhorancës që festojnë krah për krah me drejtues të lartë të bankës dhe figura të njohura të biznesit që nuk e fshehin përkrahjen e tyre për PS-në.
Në këto imazhe, shihen ministra të qeverisë si Taulant Balla, Arbjan Mazniku apo Bora Muzhaqi, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish -ministrja e Arsimit dhe deputetja Evis Kushi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja qe drekojnë nën shoqërinë e CEO-s së BKT, Seyhan Pencablıgil dhe biznesmeni Gjergj Luca, i njohur për thirrjet e tij të hapura në mbështetje të Partisë Socialiste.
BKT – BANKA E PARTISË SOCIALISTE?
Ky aktivitet, i organizuar me rastin e Ditës së Verës në Elbasan, nuk është thjesht një festim tradicional, por një demonstrim i qartë i kapjes së BKT nga mazhoranca qeverisëse. Nuk mund të jetë rastësi që në këtë event nuk pati asnjë përfaqësues i opozitës, një sinjal i qartë se BKT ka zgjedhur të jetë pjesë e mekanizmit politik dhe elektoral të socialistëve.
Këto foto dalin në një moment kur partitë politike sapo kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë, duke e bërë edhe më të qartë anshmërinë politike të BKT-së, e para bankë në historinë e Shqipërisë që pozicionohet politikisht kaq hapur. Në vend që të mbajë një qëndrim neutral, siç do t’i takonte një institucioni bankar që operon me klientë të të gjitha bindjeve politike, BKT e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj.
Ndoshta ky është një pjesë e “haraçit” që pushteti po i kërkon në këmbim të dy lejeve të ndërtimit për kulla në zyrat qëndrore të saj në qendër të Tiranës, përballë Katedrales Ortodokse dhe asaj mes Katedrales Katolike dhe selisë së Partisë Demokratike.
LEXO KËTU: A po i financon Banka Kombëtare Tregtare vetë 2 kullat në 2 godinat e saj në qendër të Tiranës?
A DUHET DEMOKRATËT TA BOJKOTOJNË BKT?
Në këto kushte, Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj duhet të ndërmarrin një hap të qartë dhe të prerë: bojkot të plotë të BKT-së! Çdo demokrat që ka një llogari bankare në këtë bankë duhet të reflektojë seriozisht mbi faktin se paratë e tij po menaxhohen nga një bankë që po mbështet hapur Partinë Socialiste, kundështaren kryesore në zgjedhjet e 11 majit.
Nëse BKT ka zgjedhur të jetë banka e PS-së, atëherë demokratët nuk kanë më asnjë arsye të vazhdojnë të jenë klientë të saj. Opozita duhet të reagojë fuqishëm ndaj kësaj kapjeje të pastër të një institucioni financiar nga qeveria dhe të ndërmarrë hapa konkretë për t’i bërë presion BKT-së që të deklarojë paanësinë dhe të ruajë një qëndrim të paanshëm në këto zgjedhje.
Por hapi parë që duhet të ndërmarrin është se nuk duhet të jenë më klientë të një banke që ka vendosur të bëhet pjesë e propagandës së qeverisë. /Zoom.al
Pas REA’s edhe pulat e AIBA të sëmura. Ngrodhin 65 mijë shpendë, qeveria s’jep detaje