zoom

Aktualitet

EMRI/ Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar u vra me kaçavidë në Bettola të Italisë.

Ai është identifikuar si Nikolin Nika, me origjinë nga Shkodra.

Sipas mediave italaine, shqiptari u godit tre herë me kaçavidë në qafë, para një lokali në “Viale Delle Vittoria”.

Ai ishte baba i dy fëmijëve të mitur.

Policia italiane arrestoi një tjetër shqiptar si të dyshuar për vrasjen, vetëm disa orë pas ngjarjes, që u regjistrua pasditen e djeshme.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes po vijojnë. Policia ka kryer kontrolle në zonë, përfshirë edhe në ambientet e lokalit pranë vendit të krimit.