zoom

Aktualitet

Dënohet me burg Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u dënua këtë të hënë me 2.8 vite burg.

Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndërsa vetë Dako nuk ishte pjesë e seancës.

Ai u përfaqësua në sallën e gjyqit nga avokati i tij, i cili gjatë konkluzioneve përfundimtare kërkoi pafajësi ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

Vangjush Dako aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Vendimi i trupës gjykuese për dënimin e ish-kryebashkiakut është i njëjtë me pretencën e kërkuar nga prokuroria në seancën e 12 nëntorit.

SPAK kërkoi 4 vite izolim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohen në 2.8 vite burg.

Akuza ndaj Dakos lidhet me dy episode: i pari lidhet me pallatin 11 katësh që sipas SPAK ndërtimi i tij ne vitin 2011 ishte tej çdo kriteri, kushti teknik dhe në paligjshmëri çka e ktheu ndërtesën të rrezikshme për tu banuar.