zoom

Politikë

Samiti/ Zelensky fton Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit të prodhojnë armë

500 kompani në fushën e mbrojtjes në Ukrainë nuk mjaftojnë për të fituar mbi Putinin. Kështu u shpreh presidenti Volodimir Zelensky në samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, teksa propozoi prodhimin e municioneve me vendet e Ballkanit.

“Gjatë kësaj lufte kemi treguar që është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë mbanë kur kombe të ndryshme bashkëpunojnë. Ne propozojmë të gërshetojmë përpjekjet tona dhe t’i fuqizojmë ato. Jemi krenarë që kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes në Ukrainë dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por nuk mjafton për të fituar mbi Putinin. Ne shohim probleme me ofertën municionet që ndikojnë në fushë betejë ndaj jemi të interesuar për bashkëprodhim mr ju dhe partnerët tanë. Ekipi ynë do të paraqesë propozimet dhe propozojmë një forum të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit”.

Në fjalën e tij Zelensky theksoi se “është e rëndësishme për shtet tona që regjimi i Putinit të humbasë.

“Dështimet e tij janë siguria jonë. Gjithçka që na bën ne partnerë të mirë e dobëson Putinin. Ai e di fare mirë se çfarë i bën mirë interesave të tij”.