Aplikacion
Pas zbërthimit të aplikacionit, del në pah se krimi i organizuar në Shqipëri kishte lidhje të ngushta me mafien italiane, por edhe me eksponentë në Kanada.
Sipas mediave të huaja, kryemafiozi italian, Giovanni Parlangeli, që ra në pranga gjatë operacionit, kishte lidhje të ngushta me grupet kriminale shqiptare.
Grupi mafioz “Sacra Corona Unita”, që njihet si mafia e katërt e më e fuqishme e Italisë pas Ndranghetës, Camorrës dhe Cosa Nostrës, besohet se po përdor Shqipërinë si një pikë shpërndarjeje për të trafikuar drogën drejt Evropën Qendrore.
Po ashtu, grupet kriminale shqiptare dalin edhe në bisedat e zbërthyera të një 36-vjeçari nga Victoria e Kanadasë, i cili vu në pranga gjatë operacionit Kraken.
Ai, në bashkëpunim me eksponentë të krimit në Shqipëri, ka trafikuar një sasi kanabisi me vlerë 1.2 milion dollarë.
Zbërthimi i aplikacionit Ghost çoi në goditjen e grupeve kriminale dhe dhjetëra arrestime, 51 në Australi, 11 në Irlandë, një në Kanada dhe mafiozi italian Parlangeli i lidhur me mafien Sacra Corona Unit.
Ky i fundit ishte në kërkim prej majit 2023, pasi Gjykata e Lecces kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg, për një gjobëvënie 60 mijë euro ndaj një sipërmarrësi vendas.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore