Aplikacion
Mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste për median italiane “La7” Rama e përshkroi Melonin si reale dhe të drejtpërdejtë, duke shtuar se kush e njeh nga afër, e ka të pamundur të mos lidhet politikisht me të.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes.
Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian. Është vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit”, tha Rama.
Duke u ndalur te marrëveshja për emigrantët, Rama tha se kostoja për vonesën e hapjes së kampeve në Gjadër i takon Italisë.
“Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që do Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia”, përfundoi Rama.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia