Aplikacion
Shkak duket se ka qenë pamundësia e SPAK për të siguruar ekspertime, që provonin se zyrtari socialist ishte i përfshirë direkt në ndërtimet e paligjshme të pallateve. Ndaj si argument juridik u përdor pretendimi i avokatëve për tejkalim të afateve të paraburgimit, meqenëse ekspertimi nuk u sigurua.
Me këtë vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK do i vijojë hetimet në gjendjen e arrestit shtëpiak dhe vetëm nëse rigjen fakte të forta mund ta rikthejë në qeli. Edhe procesi gjyqësor pritet të vijojë në këtë gjendje arresti.
Gjykata e Posaçme urdhëroi më 2 shkurt 2024 Prokurorinë e Posaçme, SPAK, të plotësojë hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe 10 të tjerë, përpara se të vendosë nëse do kalojë për gjykim apo jo.
Gjyqtarja e Gjykatë e Posaçme, Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizojë akt ekspertimi për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulence për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
SPAK pati 25 ditë kohë realizojë akt ekspertimin, por duket se dështoi. Ndërkohë Dako dhe të pandehurit e tjerë pretendojnë të kundërtën.
GjKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh të cilët që do të përpilojnë dhe akt ekspertizën e kërkuar dhe do e paraqesë në seancën e 27 shkurtit 2024.
Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të bërë në vitin 2014 nga Bashkia Durrës për shërbim konsulence për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila. Më herët në shtator të 2013 është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike, me detyrë projektimin, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi. SPAK thotë se nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës atëherë Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të legjislacionit në fuqi.
Për të arritur në këtë përfundim, SPAK ka marrë analizën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por sipas Gjykatës organi i akuzës do të duhet ta verifikonte vetë një konkluzion të tillë. Për këtë arsye GJKKO kërkon që SPAK të verifikojë faktet për vlerën reale të investimit dhe ato faktike.
Dako akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij. Avokatët e Dakos kanë kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tyre nuk ka vepër penale, ndërsa nëse kjo kërkesë nuk pranohet kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish-bashkëpunëtorë të tij. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike