zoom

Aktualitet

Dy ditë pas sherrit me Cllevion, i vihet tritol biznesit të Noizy-t në Durrës

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në, pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e të dy kateve të ndërtesës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dy ditë më parë, Noizy u përfshi në sherr me Kleviol Ahmetin (Cllevio Serbiano) .

Thuhet se konflikti nisi, pasi ky i fundit foli kundër reperit në rrjete sociale. Pas lirimit nga burgu, Klevio ofendoi sërish anëtarët e OTR-së.

Dje, ai vendosi që të shkojë te lokali i Noizyt në Durrës, por kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit dhe e gjithë situata agravoi në përleshje. Dje janë publikuar dhe pamjet e plota, ku shihet Noizy së bashku me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Geljan Rajku, teksa “masakrojnë” me grushte Cllevion./zoom.al/