zoom

Të gjitha

Camila Cabello, ylli kryesor i “Ligës së Kampionëve”

Ylli latin i muzikës, Camila Cabello,  do të jetë perfomuesja kryesore në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve.

Këngëtarja do të interpretojë në stadiumin “Stade de France” në Paris, të shtunën më 28 maj. Performanca e saj e fillon zyrtarisht lojën finale e cila zhvillohet ndërmjet ekipeve të njohur të futbollit, “Liverpool” dhe “Real Madrid”.

Cabello pritet t’i performojë disa prej hiteve të saja më të njohura, përfshirë këtu edhe këngët e reja të albumit të tretë, “Familia”.

Performanca me tematikën e karnavalit pritet të përfshijë shumë kostume dhe muzikant, me një me koreografi me energji të lartë të krijuar enkas për argëtimin sa më të madh të tifozëve në stadium, por edhe ata që e ndjekin finalen nga shtëpia.

“Jam shumë e lumtur që këtë muaj do të performoj në finale e Ligës së Kampionëve në Paris! Unë synoj të sjelli një shfaqje vërtet të veçantë, duke bashkuar frymën e trashëgimisë sime latine dhe një ndjenjë bashkimi për tifozët e sportit dhe muzikës në të gjithë botën. Mezi po pres t’iu takoj në skenë”, ka deklaruar këngëtarja në një prononcim për media.

Çdo vit, ceremonia hapëse e Ligës së Kampionëve përfshinë yje të njohur të muzikës, të tillë si Dua Lipa, Alicia Keys, grupi “Black Eyed Peas” dhe DJ Marshmello. Show do të transmetohet në më shumë se 200 shtetet të botës, para se të filloja loja finale./L.K

/Zoom.al