Aplikacion
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne pak metra larg Egjeut Lindror, ku autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur 25 personat e tjerë të zhdukur.
Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.
Ndërsa pesë pasagjerë mbijetuan, falë ndihmës së banorëve të zonës dhe të peshkatarëve që ndodheshin aty pranë.