zoom

Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, 42-vjeçari: Nuk e pashë kush më qëlloi

Një 42-vjeçar u plagos me thikë mesditën e kësaj të hëne në Tiranë.

Ai kishte marrë plagë në këmbë dhe u paraqit në urgjencën e QSUT-së.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

I plagosuri është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë duke e plagosur në këmbë.

Sipas tij, nuk e ka identifikuar autorin, madje nuk mban mend as vendin ku ndodhi ngjarja.

I plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.