Aplikacion
26 vjecarja në rrjetin e saj në Instagram ka shpërndarë një sërë fotografish larg skenës, duke treguar ndjenjën e saj unike të stilit, shkruan DailyMail.Dua dukej tejet tërheqëse në këto fotografi, të cilat mesa duken ishin realizuar në një fshat. Ajo thjesht i vuri titullin fotografive “Farmgirl (vajza e fermës)”.
Superylli botëror tregoi dashurinë e saj për të eksperimentuar me pamje të reja teksa e kombinoi veshjen e saj me një palë çizme prej leshi. Ylli i lindur në Angli shkëlqente ndërsa flokët e saj brune ishin në stilin kaçurrela të lirshme.
Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një makijazh të lehtë, teksa mbante në dorë një çantë lëkure ku mbante gjërat e saj elementare. Fotografitë vijnë pasi Dua dukej mahnitëse teksa veshi një kostum të ngushtë ngjyrë vjollcë në koncertin e saj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar./L.K
/Zoom.al
Stadiumit 35 mln euro i prishet ekrani! Biletat deri ne 300€, por s’kane lekë as për një ekran