Aplikacion
Tifogrupi i njohur “Plisat” ka dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Kombëtaren Shqiptare, disa ditë para ndeshjes ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Gjatë sfidës së zhvilluar në Hajvali, mes Prishtinës dhe Ballkanit, tifozët shpalosën një banderolë domethënëse, ku shkruhej:
“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Na bëni krenarë, për nder të historisë.”
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të kësaj ndeshjeje, Federata Serbe njoftoi dy ditë më parë se për të ndjekur sfidën në stadium nuk do të ketë bileta në shitje për tifozët./ Zoom.al



