zoom

Bota

Masakër në SHBA, 38-vjeçarja vret dy fëmijët e mitur. Qëllon edhe burrin dhe shoqen

Masakër në SHBA, 38-vjeçarja vret dy fëmijët e mitur. Qëllon edhe burrin dhe shoqen

Një grua 38-vjeçare në Arizona në SHBA ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e saj dhe një grua tjetër në një lokal dhe më pas është kthyer në shtëpi dhe ka vrarë dy fëmijët e saj të mitur. Më pas ajo ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, autorja, Andrea Clarice Davis, fillimisht ka shkuar në një lokal ku ndodheshin bashkëshorti i saj, Nolan Davis, 39 vjeç, dhe një grua 36-vjeçare me të cilën ai dyshohej se kishte një lidhje.

Ajo ka hapur zjarr ndaj tyre, duke plagosur rëndë gruan tjetër, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit, 38-vjeçarja është kthyer në banesë, ku sipas autoriteteve i ka dërguar mesazh bashkëshortit duke e paralajmëruar se do të dëmtonte fëmijët e tyre, madje duke i dërguar edhe një foto tronditëse.

Pak më vonë, policia ka gjetur në shtëpi trupat e pajetë të dy fëmijëve të mitur, 10-vjeçarit Austin dhe një foshnjeje 18-muajshe, si dhe trupin e vetë autores.

Motivi paraprak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt familjar i lidhur me xhelozinë dhe pretendimet për tradhti./ Zoom.al

Postime të lidhura