Aplikacion
Një baba ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër, me të cilin nuk kishte lidhje gjakun. Ngjarja shokuese ndodhi në Shreveport në shtetin amerikan të Luizianës.
Fëmijët ishin të moshës nga një vjeç deri në 14 vjeç.
Zyrtarët thanë se të shtënat filluan rreth orës 05:00 (10:00 GMT) të dielën. I dyshuari qëlloi 10 persona përpara se të largohej me një makinë të vjedhur, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Shreveport, Chris Bordelon. Policia më pas e ndoqi dhe e vrau.
Dy gra, përfshirë nënën e fëmijëve, janë në gjendje kritike.
I dyshuari është identifikuar si Shamar Elkins. Ai qëlloi një grua në rrugë përpara se të shkonte në një banesë aty pranë ku vrau tetë fëmijët, “njëri prej të cilëve nuk ishte i afërm i tij”, sipas policisë.
Një nga viktimat vrapoi në një shtëpi aty pranë dhe telefonoi autoritetet, tha policia. Ata thanë se personi i armatosur veproi i vetëm. Ndërsa një fëmijë i nëntë u hodh nga çatia dhe ndodhet në spital, tha Bordelon.