Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk ka alternativë tjetër për largimin e qeverisë aktuale përveç protestës së vazhdueshme dhe përballjes direkte qytetare. Duke folur nga Foltorja e organizuar para Kryeministrisë, Berisha theksoi se mazhoranca në pushtet, sipas tij, mund të largohet vetëm nën presionin e sheshit.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur dhe ka qëndruar në pushtet përmes lidhjeve me krimin e organizuar dhe bandat e drogës, duke shtuar se kjo situatë, sipas tij, e ka futur vendin në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Ai deklaroi se Rama tashmë është i kapur peng nga këto struktura dhe nuk mund të veprojë i lirë.
Berisha njoftoi se më 22 dhjetor do të zhvillohet një protestë e përgjithshme kombëtare, ku, sipas tij, rrugët e Tiranës do të mbushen me qytetarë që do të kërkojnë largimin e qeverisë. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të synojë krijimin e frontit më të gjerë opozitar dhe se do të përdorë të gjitha format e rezistencës politike dhe qytetare.
Në përfundim, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur, duke theksuar se objektivi i opozitës është mbajtja e sheshit deri në arritjen e ndryshimit politik, të cilin e cilësoi si të pashmangshëm.
Fjala e Berishës:
është tejkaluar cdo gjë, ka provokuar gjithcka. Bllokon me gjykatë pezullimin e bashkëhajdutes, ska ndodhur kurrë në historinë e botës dhe vazhdojnë tani të vjedhin, të vjedhin çdo ditë. Pra data 22, është data e protestës së përgjithshme kombëtare.
Data në të cilën rrugët e Tiranës do të ushtojnë “Largohu hajdut, se koha jote ka marrë fund”. Ju garantoj se PD do të bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë.
Ju garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qëndresës dhe rezistencës deri në largimin e tij. Por nëse më pyesni cila është më e mira, më kryesore zënia për 3 javë e këti sheshi, këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne, për këtë duhet të betohemi ne.
Ai i bën të gjithaa këto se ja lejojmë ne. Ju jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh deri në largimin e tij, ai do ja mbathë. Por duhet të them këtu, koha ka kaluar por megjithatë vijmë më të vendosur se kurrë. 2 mbledhje janë bërë ditët e fundit nga forumet e PD. Kanë dalë me një vendim solemn, ti përvishemi deri në fitore se rrugë tjetër përvec protestës, përballjes dhe kacafytjes me të nuk mund të ketë./ Zoom.al