Aplikacion
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, komentoi pezullimin e ministres Belinda Balluku dhe komentet pas qëndrimit të saj për rreth 8 orë me radhë në Kryeministri.
Ai foli edhe për vizitën që ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri në Kryeministri po atë ditë.
Klosi sqaroi se Manja nuk është takuar as me kryeministrin Rama dhe as me zëvendëskryeministren Balluku, por ka zhvilluar një takim me Toni Gogun.
Sipas tij, debatet që janë krijuar rreth asaj dite i cilësoi si spekulime dhe “detaje të panevojshme”.
Gjatë bisedës, Klosi komentoi edhe çështjen e pezullimeve nga detyra, duke theksuar se vendimet e gjykatave janë pjesë e funksionimit të një drejtësie të pavarur, edhe pse sipas tij ka hapësirë për diskutim mbi mënyrën si zbatohen. Ai shtoi se reforma në drejtësi, për PS-në, mbetet një proces që forcon shtetin ligjor./ Zoom.al
Pjesë nga intervista:
Blendi Klosi: Unë nuk po them që një Gjykatë nuk mund të shpallë një ministër fajtor dhe të kërkojë edhe arrestimin e tij.
Agim Baçi: Grusht shteti do të ishte po ta kishte bërë ministri i Mbrojtjes këtë, jo Gjykata.
Blendi Klosi: Pezullimi në detyrë është problem. Pezullimi në detyrë pa kërkuar argument.
Agim Baçi: Prish provat dhe për kryeministrin është më e rëndësishme ta mbajë në detyrë.
Blendi Klosi: Kjo është, se bëtë pyetjen juve, që “a e dobëson PS-në kjo”, jo PS-në e forcon.
Sidorela Gjoni: Pse thoni që e forcon, ndërkohë që i ka lënë një ministre të pezulluar dhe një kryebashkiak që drejton nga Durrësi?
Blendi Klosi: PS-në, sa i përkon reformës në drejtësi, nëse janë për ç֛ështje të tjera flasim.
Sidorela Gjoni: Reforma në drejtësi ka marrë më shumë pushtet seç duhet?
Blendi Klosi: Ka marrë atë pushtet që padyshim është për tu diskutuar, se nuk futem shumë në mekanizmat e ligjeve. Së pari do të kemi një sistem gjyqësor të pavarur që do të godasë këdo që ka kryer një vepër në mospërputhje me ligjin. Qytetari mendon që edhe një zëvendëskryeministër edhe një kryetar bashkie, ka një forcë gjyqësore që e gjykon dhe merr vendime drastike. Ajo e pezullimit ka debat.
Sidorela Gjoni: Dita që qëndroi 7 orë me kryeministrin Rama dhe më pas iu bashkua edhe Ulsi Manja?
Blendi Klosi: Ku e dini juve? Zëvendëskryeministri ka zyrën e tij në Kryeministri. I krijoni disa iluzione e biseda, a ka pasur biseda mes zv. kryeministri dhe kryeministrit, padyshim që po se punojnë së bashku dhe punojnë sëbashku. Për këtë kam një informacion që nuk është e vërtetë. Nuk hyn fare. Po jua them me bindje që është një histori që mbarset me detaje të panevojshme.
Sidorela Gjoni: Nëse nuk kanë qenë bashkë, Ulsi Manja shkoi tek zëvendës kryeministri apo te kryeministri?
Blendi Klosi: Në bazë të informacionit që unë kam ai ka qenë në një takim me zotin Toni Gogu.