zoom

Aktualitet

30-vjeçari rrëmben dhe dhunon të riun në Vlorë, i kërkon 6 mijë euro

30-vjeçari rrëmben dhe dhunon të riun në Vlorë, i kërkon 6 mijë euro

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Strike 2” është arrestuar nga policia në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. L., banues në fshatin Risili të Vlorës, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një rast të rrëmbimit dhe dhunimit të një 20-vjeçari.

Hetimet tregojnë se më 21 maj 2026, R. L., së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më herët, kanë marrë me forcë një 20-vjeçar në qytetin e Vlorës.

I riu është transportuar në një ambient të izoluar, ku dyshohet se është dhunuar me qëllim për t’i marrë shumën prej 6000 eurosh.

30-vjeçari u ndalua teksa po udhëtonte me automjet dhe më pas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për procedurat e mëtejshme hetimore./ Zoom.al.

Postime të lidhura