Aplikacion
Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për Partinë Demokratike, sa i përket zgjedhjes se Avokatit të Popullit, duke e quajtur një lojë të pistë si nga PD, ashtu edhe nga PS.
“Në dijeninë time janë disa deputetë që kanë firmosur për Endrit Shabanin. Për mua s’ka rëndësi numri, por kjo është tallje e institucioneve. Unë e quaj lojë të pistë që nga 2017.
Nuk e di çfarë e ka shtyrë PD-në të japë firmë për Endrit Shabanin. Mund të jetë shumë më i kulluar nga të gjithë ata që kanë qenë më parë, por PD-ja nuk e ka detyrim të mbështesë ata që ishin kundra tyre.
Në stofin real, PD-ja ka ikur si Kulla e Pizës. Po si vunë hu, atëherë do këputet shumë shpejtë majtas, ka ikur maja.
Unë kam qenë aty dhe ai që ka pak integritet njerëzor, nuk është ushtar… kemi qenë bashkë aty, na kanë thënë për të firmosur dhe s’e kemi bërë. Unë e grisa letrën. Duhet të kemi pak integritet.
Merre atë integritetin tënd, fute diku bashkë me atë letrën që të kanë dhënë. Të bëfsha… deputetë palaço.
Me firmë kryetari janë ushtarë. Ai që vete me votat e qytetarëve janë tjetër”, tha ndër të tjera Murrizi.
Të njëjtin qëndrim kishte edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë e vështirë. Negociatat duhen sepse ka raste që janë të domosdoshme. Pazaret janë për interesa. Për zgjedhjet e avokatit të popullit, është shumë qesharake që firmosin dhe pastaj thonë kemi të drejtë të tërheqim firmën. Ka mungesë kohezioni dhe koordinimi. Edhe në raste të tjera e kam thënë, nuk është se ka ndonjë koordinim pune, veprimi. Nuk është biseduar me aleatët. Di që deputeti mund të tërhiqet, por është qesharakë të pendohesh”.
Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëveGazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës së nesërme.
Lala u shpreh se beson se ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë.
Më tej, ajo shtoi se beson se ndërkombëtarët e kanë një prokuror të preferuar, për të qenë në krye të SPAK.
“Ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Kemi katër kandidatë dhe është një grua kandidate. Kemi Adnan Xholin, që është prokuror karriere. Klodian Braho gjithashtu është prokuror karriere. Elvin Gogaj ka punuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe më pas u kthye në SPAK. Nesër në KLP do të ketë shumë diplomatë. Ndërkombëtarët do të vëzhgojnë me kujdes procesin. Secili kandidat do të flasë për çështjet më të rëndësishme që ka hetuar. Pasi të përfundojnë intervistat, KLP do të bëjë votim të hapur.
Nëse ka balotazh, votohet sërish. Nesër do kemi pasuesin e Altin Dumanit. Përfaqësuesit e ambasadës amerikane janë shumë të pranishëm. Ndërkombëtarët e kanë parë SPAK-un si institucion shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Të huajt kanë një preferencë. Ndërkombëtarët duan një person, që nuk është i lehtë të arrihet nga politika”, tha Lala.
Shënohen 11 gola në dy ndeshje, surpriza në Champions LeagueDy ndeshjet e raundit të gjashtë në Champions League, prodhuan 11 gola të shënuar.
Ajax triumfoi 4-2 në një transfertë delikate si ajo ndaj Qarabag. Vendasit nga Azerbajxhani e nisën mirë, duke kaluar në avantazh me Duran në minutën e 10-të, para se Dolberg të barazonte në të 39-ën.
Matheus Silva riktheu avantazhin e vendasve në minutën e 47-të, por holandezët përmbysën gjithçka në fund.
Gloukh shënoi dopietë në minutat 79 dhe 90, ndërsa goli tjetër u realizua nga Gaaei.
Copenhagen bëri surprizën në Spanjë, duke mundur 3-2 skuadrën e Villarreal. Një gol i Cornelius në minutën e 90-të, i dha fitoren danezëve, pas ndeshja ishte në barazim 2-2. Zoom.al/
Nuk e dinte që do të hynte në “BBVK”, reagon vajza e Fjolla MorinësBrother VIP Kosova 4 ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka dominuar diskutimet që nga momenti i parë i shfaqjes.
Këngëtarja, e njohur për prezencën e saj karizmatike dhe personalitetin e fortë, u fut në shtëpinë më të famshme në vend mbrëmjen e së hënës, duke premtuar energji të reja dhe situata të paparashikueshme.
Ajo jo vetëm që surprizoi publikun, por edhe rrethin e saj më të ngushtë. Gjatë bisedave të para me banorët, Fjolla zbuloi se vendimin për të qenë pjesë e formatit e kishte mbajtur të fshehtë pothuajse nga të gjithë, madje edhe nga vajza e saj e madhe, Lediana. Sipas këngëtares, Lediana kishte dëgjuar thashetheme lidhur me përfshirjen e mundshme të së ëmës, por nuk kishte marrë asnjëherë një konfirmim të qartë.
Reagimi i Ledianës nuk vonoi. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se edhe për të hyrja e nënës ishte një surprizë e vërtetë. Megjithatë, pavarësisht mungesës së informacionit, Lediana u shpreh mbështetëse ndaj Fjollës, duke shkruar: “Do jem me ty deri në fund, edhe pse s’e dija sigurt nëse do hyje në BBVK4.”

Ky reagim i sinqertë u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan raportin e afërt mes nënës dhe vajzës.
Ndërkohë, Fjolla Morina ka deklaruar se ka hyrë në Big Brother VIP pa strategji të paramenduar. Sipas saj, qëllimi kryesor është të shijojë eksperiencën, të argëtohet dhe të sjellë energji pozitive brenda shtëpisë. Zoom.al/
Zelensky: Ukraina gati për zgjedhjePresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi është gati për zgjedhje, nëse partnerët ndërkombëtarë garantojnë sigurinë.
Zgjedhjet janë pezulluar që nga vendosja e ligjit ushtarak, pas sulmit të plotë rus në shkurt 2022. Ai tha se do të kërkojë propozime për ndryshime ligjore për të mundësuar votimin.
Zgjedhjet mund të mbahen brenda 60 deri 90 ditësh me ndihmën e SHBA-ve dhe aleatëve. Zelensky theksoi se vendimi i zgjedhjeve i takon vetëm popullit ukrainas.
Ai e quajti absurditet pretendimin se po përdor luftën për të qëndruar në pushtet. Presidenti ukrainas fitoi zgjedhjet e 2019-ës me mbi 73% të votave, raporton BBC.
Opozita dhe ekspertët thonë se zgjedhjet në kohë lufte janë disi të rrezikshme. Rreth 5.7 milion ukrainas jetojnë jashtë vendit për shkak të konfliktit.
Opinioni publik nuk mbështet zgjedhjet gjatë luftës, vetëm 10% janë pro. Zelensky mbetet politikani më i popullarizuar në vend. Ai është duke punuar me SHBA-të dhe partnerët evropianë për një dokument 20-pikësh për paqen. Diskutimet ndërkombëtare për armëpushim dhe sigurinë e Ukrainës vazhdojnë intensivisht.
KLP përjashton gazetarët nga zgjedhja e kreut të SPAK, Bushati: Republikë bananesh jo prokurorësh!KLP me anë të një njoftimi zyrta lajmëroi se gazetarët nuk do të jenë të pranishëm gjatë procedurës së votimit për Kreun e ri të SPAK.
Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë përfaqësuesëve të ambasadave.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Andi Bushati ka reaguar duke shkruar se sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Analisti u shpreh se vendet e gazetarëve do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë.
“Republikë bananesh, jo prokurorësh,. KLP-ja, që voton nesër kreun e ri të SPAK, ka njoftuar gazetarët të mos jenë nesër në sallë, pasi vendet e tyre do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë. Pra, sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Gazetarët u udhëzuan ta shohin përmes ekranit të RTSh.” shkruan Bushati. Zoom.al/
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri/ Amerikanët “zbarkojnë” në SPAKNjë ditë përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë drejtuesin e ri të SPAK-ut, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë publikoi një reagim ku vlerëson punën e kryeprokurorit në largim, Altin Dumani, dhe nënvizon rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA-në në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zëvendësdrejtoresha për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise, zhvilloi sot një vizitë pranë Prokurorisë së Posaçme, ku shprehu vlerësimin e Uashingtonit për kontributin e Dumanit në forcimin e bashkëpunimit me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.
Sipas deklaratës së Ambasadës, përballja me krimin ndërkombëtar kërkon angazhim të përbashkët, ndërsa puna e Dumanit me partnerët amerikanë ka ndihmuar në goditjen e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e SHBA-ve, si dhe në luftën kundër korrupsionit që dëmton kompanitë dhe investitorët amerikanë.
Vizita dhe deklarata e sotme vjen në një moment vendimtar për institucionin e SPAK-ut, i cili pritet të marrë drejtim të ri në ditët në vijim, ndërsa partnerët ndërkombëtarë përsërisin thirrjen për vazhdimësi dhe integritet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në postimin e Ambasadës Amerikane shfaqet në foto edhe pasardhësi i mundshëm i Dumanit, Klodian Braho.

Nuk është e qartë nëse kjo është një formë mbështetje e Uashingtonit për kandidaturën e Brahos apo një foto e rastësishme. Zoom.al/
“Ismaili”, avioni privat i Edi Ramës që i hëngri kokën Air Albanias. Aviacioni Civil i pezullon licensën“Air Albania” mbërrin në stacionin e fundit, Aviacioni Civil i pezullon licensën. A po fsheh falimentimi milionat e shpenzuara nga Rama me avionin “Ismaili”
Nga Zoom.al
Mesditën e 14 shtatorit të vitit 2014 nga aeroporti i Tiranës do të kryhej fluturimi i parë drejt Stambollit i një avioni të kompanisë “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama e përcolli vetë grupin e studentëve të ekselencës në avionin me pagëzuar emrin “Lasgushi”.
“Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit. Jo më kot na shkoi mendja te ju. Lasgushi është i gjithi i juaji”, tha Rama.
Por nëse studentët ishin këmba e mbarë, Rama ka gjasë të jetë e mbrapashta e asaj që “Air Albania”, kompania që do të lartësonte në qiell flamurin shqiptar, po sheh pas 7 vjetësh operim në Shqipëri.
Kompania me ortakët e saj “Albcontrol” me 10%, “Turkish Airlines” me 49% dhe “MDN Investment” e Sinan Idrizit me e 41%, ka mbërritur në finishin e rrugëtimit. Avionët e saj nuk do të ngrihen më në fluturim. Zoom.al e kishte paralamëruar se me shpenzimet kolosale për kryeministrin Edi Rama dhe me mungesën e bilanceve prej afro 5 vjetësh, kompania ishte në prag të falimentit.
Autoriteti i Aviacionit Civil i ka pezulluar licencën “Air Albanias”, duke e nxjerrë praktikisht kompaninë jashtë funksioni.
Burime të besueshme konfirmojnë se pezullimi është vendosur në fillim të muajit dhjetor, ndërsa prej datës 7 dhjetor “Air Albania” nuk ka kryer më asnjë fluturim. Të gjitha linjat janë anuluar, avionët janë ndaluar në tokë, por kompania hesht.
Zoom.al e ka ndjekur prej kohësh ecurinë e “Air Albania” kur zbuloi se një prej avionëve të kompanisë, i pagëzuar me emrin “Ismaili” në nder të Ismail Qemalit, po përdorej si avion privat nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Burime të besueshme i thanë në atë kohë Zoom.al se avioni ishte dhuratë e presidentit turk Erdogan për Ramën. Air Albania ishte gjetur si mburojë për përdorimin dhe për të fshehur një dhuratë kaq të madhe, pas të cilës duket se qëndrojnë edhe skandalet e Tunelit të Llogarasë dhe Aeroportit të Vlorës.
“Ismaili” u bë “taksia” për lëvizjet e Edi Ramës, të prezantuara herë si vizita zyrtare, herë si udhëtime personale. Ky avion, i futur në flotën e Air Albania-s nën pretekstin e “modernizimit” të linjave, u kthye shpejt në mjet luksi të kryeministrit, me kosto të frikshme për taksapaguesit.
Dokumentet e siguruara nga Zoom.al treguan se kostoja e “Ismailit” shkon deri në 15 mijë euro për 1 orë fluturimi. Askush nuk ka dhënë llogari për qindra orë udhëtimi, për faturat, për arsyet pse një avion i një kompanie kombëtare përdorej për fluturime zyrtare e private nga kreu i qeverisë. Shpenzimet janë fshehur, kontratat janë mbajtur sekret, ndërsa Air Albania e zhytur në borxhe po e sheh veten në stacionin e fundit.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, që ka nënshkruar kontratën me “Air Albania” ka refuzuar kërkesat e Zoom.al për të bërë publike kontratën dhe shpenzimet. Në parlament, mazhoranca i ka mohuar opozitës kërkesën për një komision hetimor për fluturimet.
Hakerat iranianë zbuluan se Edi Rama kishte bërë afro 150 fluturime në 3 vjet, ndërsa opozita tha se faturat shkonin në mbi 22 milionë euro.
Kështu, kriza e “Air Albanias” nuk nisi sot. Turkish Airlines, partneri kryesor i projektit, e braktisi kompaninë para pak javësh duke shitur 49 për qind të aksioneve. Lëvizja ishte sinjali i parë se sipërmarrja kishte marrë fund.
Në të njëjtën kohë, “Air Albania” ishte paditur në disa gjykata ndërkombëtare për mospagim të qirasë së avionëve, ndërsa borxhet ndaj furnitorëve, Tatimeve, Aeroportit të Tiranës dhe punonjësve janë bërë sa një mal.
Për muaj të tërë, Zoom.al ka raportuar se “Air Albania” operonte vetëm me një avion, ndërsa fluturimet e tjera mbuloheshin me marrëveshje të shtrenjta me kompani të huaja. Kostoja e përdorimit të “Ismailit” për llogari të Ramës vazhdonte të rëndonte në financat e kompanisë.
Vendimi i Autoritetit të Aviacionit Civil për të pezulluar licencën është goditja e fundit mbi një kompani që mezi po merrte frymë.
Sot “Air Albania” që u prezantua 7 vjet më parë nga Rama si “flamuri i ri i shtetit shqiptar”, si simbol i zhvillimit, modernizimit dhe krenarisë kombëtare, ka ngjallur dyshime se u krijua vetëm si një mjet për të financuar udhëtimet e kryeministrit.
Zoom.al e ka dokumentuar këtë histori që nga dita e parë. Vendimi i Aviacionit Civil thjesht e vulos atë.
Por njëkohësisht ai ngre të tjera dyshime, se pas falimentit fshihen pikërisht faturat e majme që i janë paguar “Air Albanias” nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet e luksit të Edi Ramës dhe po ashtu, se fatura e avionit dhe e udhëtimeve i janë paguar Erdoganit dhe Sinan Idrizit me projektet e Tunelit të Llogarasë dhe Aeroportit të Vlorës, ku çuditërisht dy kompani turke kanë fituar përkatësisht 50 milionë euro dhe 3 milionë euro dhe janë larguar pa kryer asnjë punë në të dyja projektet strategjike. /Zoom.al
UNESCO shpall kuzhinën italiane “trashëgimi kulturore botërore”Kuzhina italiane është shpallur zyrtarisht trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit nga UNESCO, duke u bërë kështu e para kuzhinë kombëtare që njihet për tërësinë e saj, dhe jo për një recetë apo traditë të vetme.
Njoftimi u bë të mërkurën gjatë Asamblesë së UNESCO-s në Nju Delhi, ku u vendos që gatimi italian – nga makaronat dhe mocarela, te vera dhe tiramisu – të përfshihet në listën prestigjioze të traditave që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore jomateriale të njerëzimit.
Italia tashmë numëron 21 tradita të tjera të mbrojtura nga UNESCO, përfshirë artin e përgatitjes së picës napolitane dhe këndimin e operës, por kjo është hera e parë që një vend njihet për kulturën e tij të kuzhinës në tërësi.
Plas skandali në Belgjikë me kompaninë e lidhur me “KAYO” e Ardi Veliut: Korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminaleZyra e prokurorit federal belg ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë Elbit Systems, kontraktorit kryesor të mbrojtjes së Izraelit, në një seri kontratash të mëdha të dhëna nga një agjenci e NATO-s.
Emri i Eliau Eluasvili, një shtetas italian 60-vjeçar, shfaqet vazhdimisht në këtë rast të gjatë që përfshin gjyqtarë dhe policë në Belgjikë, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Luksemburg dhe Rumani. Eluasvili është kërkuar nga gjykatat që nga 30 shtatori për “korrupsion aktiv dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”. “Elbit Systems” mësohet se u pezullua në korrik nga pjesëmarrja në kontratat e prokurimit publik të NATO-s.
Gazeta “La Lettre”, në partneritet me gazetat belge “Le Soir” dhe “Knack” dhe median holandeze “Follow the Money”, ka disa muaj që heton pagesat në lidhje me disa kontrata të mëdha armësh të dhëna nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, (NSPA ). Arrestimi i pesë agjentëve dhe ish-agjentëve të saj midis shkurtit dhe majit në disa vende evropiane e tronditi agjencinë me seli në Luksemburg, e cila ka shpenzuar gati 10 miliardë euro për porosi këtë vit (LL, 20/10/25 ). Skandali ka tronditur NSPA-në dhe NATO-n që nga pranvera.
Konsulent në arrati
Eluasvili është në kërkim që prej 30 shtatorit, ndërsa sipas burimeve të hetimit, “Elbit Systems” u pezullua në korrik nga të gjitha prokurimet publike të NATO-s.
Hetuesit besojnë se gjatë disa viteve, Eluasvili ka ndihmuar “Elbit Systems” të siguronte kontrata të manipuluara nga NSPA (Agjencia e Prokurimeve në NATO). Ai rezulton i përfshirë në një rrjet kompanish konsulence të regjistruara në Lituani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Rumani.
Sipas dokumenteve të brendshme, NATO pezulloi gjatë verës 15 kontrata, prej të cilave 13 i përkisnin Elbit Systems dhe filialit të saj Orion Advanced Systems. Këto kontrata përfshinin furnizime me ndezës ajrorë, municione, fishekzjarrëve për avionë dhe predhave 155 mm për forcat e armatosura të NATO-s.
Ndër kontratat më të mëdha të pezulluara është ajo për modernizimin e flotës së anijeve patrulluese të Marinës Portugeze, me vlerë 100 milionë euro për periudhën 2016–2024.
LEXO EDHE: https://zoom.al/media-italiane-kayo-sh-p-k-e-njeriut-prane-rames/
‘Parregullsitë’ e kontratës
Në një dokument të datës 31 korrik që shoqëronte listën e kontratave të pezulluara, kreu francez i programit të municioneve të NSPA-së, Céline Danielli, i paralajmëroi përfaqësuesit e Aleancës për shkallën e mashtrimit.
“Pezullimet e shitësve vijnë pas shfaqjes së akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, shkroi ajo. “Si rezultat, strategjia jonë ekzistuese e Prokurimit tani nuk mund të ekzekutohet”, shtoi Céline Danielli. NSPA mbetet e disponueshme për të diskutuar ndikimin operacional të këtij vendimi dhe ai mund të jetë i kufizuar.
Dyshimet përforcohen nga fakti se të gjithë agjentët ose ish-agjentët e NATO-s të arrestuar në muajt e fundit ishin aktivë në programin e municioneve të NSPA-së. Duke filluar me Guy Moeraert, një ish-ushtar belg i cili ishte aktiv në vitet 2015-2020 në departamentin e operacioneve, ku u caktua në programin e prokurimit të municioneve. Ai më vonë u bë konsulent. Ai aktualisht i nënshtrohet etiketimit elektronik pas një qëndrimi gjashtëmujor në burg.
Moeraert dyshohet nga gjykatat belge se ka marrë 1.9 milion euro në ryshfete për programe municionesh dhe pajisjesh aeronautike me vlerë disa qindra milion euro. Ai është akuzuar për “korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”. Avokati i tij tha se klienti i tij “ka vënë gjithçka në tryezë, ka dhënë emra (dhe) nuk i konteston elementët faktikë”, por “ende përfiton nga prezumimi i pafajësisë”.
Gjykatat belge duan të zbulojnë nëse ish-agjenti i NSPA-së, i cili u bë konsulent i pavarur në vitin 2021, ka punuar për Eluasvilin dhe e ndihmoi atë të siguronte disa kontrata të NATO-s për Elbit Systems, sipas burimeve tona.
Një rrjet ish-agjentësh të shndërruar në konsulentë, të cilët me kënaqësi i hapin librat e tyre të adresave për industrialistët, graviton rreth selisë së NSPA-së në Luksemburg. Ata kanë përfituar nga situata e re gjeopolitike, shpërthimi në buxhetet e mbrojtjes evropiane dhe njohuritë e tyre të brendshme për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ndihmuar kompani të caktuara të fitojnë kontrata pas tenderëve kompleksë të nisur nga NSPA.
Ndonjëherë ata madje dhanë këshilla mbi detajet më të imëta të kontratave. NSPA, kodi i etikës së së cilës hesht për agjentët e saj që kalojnë në sektorin privat, ka treguar pak shqetësim për zhvillimin e karrierës së ish-punonjësve të saj.