zoom

Aktualitet

19-vjeçari vritet me plumb në kokë në Napoli, detajet e para

19-vjeçari vritet me plumb në kokë në Napoli, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Napoli, Itali. Një 19-vjeçar me emrin Pio Marco Salomone u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën.

Ai ishte ulur në sediljen e pasme të makinës së tij kur një person i paidentifikuar ende nga një automjet tjetër qëlloi mbi të. Një plumb e goditi në kokë dhe mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Autorët e sulmit ende nuk janë kapur dhe hetimet vazhdojnë për të zbuluar se çfarë ndodhi saktësisht, ndërsa në pyetje po merren të tre miqtë që ishin dëshmitarë të sulmit.

19-vjeçari kishte precedent penal, përfshirë një arrest në gusht 2024 gjatë një operacioni kundër drogës./ Zoom.al

Postime të lidhura