zoom

Aktualitet

16-vjeçari akuzohet se abuzoi seksualisht me të miturën, zbardhet dëshmia e vajzës

16-vjeçari akuzohet se abuzoi seksualisht me të miturën, zbardhet dëshmia e vajzës

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur.

Sipas informacioneve, 16-vjeçari dhe 15-vjeçarja ishin në një lidhje bashkë dhe në dijeni ishte edhe nëna e vajzës. Prej disa ditësh, ata bashkëjetonin.

15-vjeçarja ka treguar në polici se 16-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ndaj hetimet vijojnë, ndërsa 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike./ Zoom.al

Postime të lidhura