zoom

Aktualitet

13 fëmijë në rrezik në Belsh, 53-vjeçari drejton furgonin në gjendje të dehur (EMRI)

13 fëmijë në rrezik në Belsh, 53-vjeçari drejton furgonin në gjendje të dehur (EMRI)

Një rast i rrezikshëm është parandaluar në Belsh, ku policia ka ndaluar një shofer që transportonte nxënës në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave zyrtare, në pranga është vënë 53-vjeçari Sazan Jashar Gjolena, i cili po drejtonte një furgon tip “Benz Sprinter” me 13 nxënës. Ndërhyrja e policisë erdhi pas një telefonate nga qytetarët në sallën operative të Cërrikut, që sinjalizuan lëvizjen e dyshimtë të mjetit.

Patrulla e Policisë së Postës Belsh arriti të ndalojë furgonin në aksin Belsh–Gjolene. Testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit rezultoi pozitiv në të dy matjet, me nivele 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l, duke konfirmuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë transportit të nxënësve.

Pas ndalimit, drejtuesi u shoqërua në ambientet e Policisë së Elbasanit për procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, autoritetet morën masa të menjëhershme për sigurinë e fëmijëve, duke organizuar transportin e tyre me një mjet tjetër./ Zoom.al

Postime të lidhura